Sport

Vllaznia shmang humbjen teksa barazon në 1-1, kualifikimi pas një jave në Craiovë

Aventura e Vllaznisë në Conference League, nuk shkuan dot përtej shifrave 1-1 ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës, në sfidën e parë të turit të dytë eliminator. Gjithçka do të zgjidhen në ndeshjen e dytë në Rumani

21 Korrik 2022, 23:20 Nga DOSJA

Vllaznia shmang humbjen teksa barazon në 1-1, kualifikimi pas një jave

SHKODER - Vllaznia nuk arriti të fitonte ndaj Universitatea Craiovës në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 1-1, që lë të hapura llogaritë për kualifikimin, një verdikt që do të jepet vetëm javën e ardhshme në Craiovë, kur edhe do të zhvillohet ndeshja e kthimit.

Në fundin e pjesës së parë arbitri irlandez akordon një penallti shumë të dyshimtë dhe bujare për rumunët, të cilën e ekzekuton saktë Ivan dhe dërgon skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1. Nga ana tjetër Josa bën menjëherë dy ndryshime, duke aktivizuar Markun e Hoxhajn në vendin e Heric dhe Krujës dhe duket se kjo zgjedhje i ka dhënë të drejtë trajnerit kryeqytetas.

Pas një aksioni mjaft të bukur në minutën e 51-të, Marku shërbehet në zonë për Hoxhajn, që e ka të lehtë ta devijojë topin në rrjetë dhe të ndezë atmosferën në “Loro Boriçi”.


Por rezultati 1-1 nuk do të ndryshonte, edhe pse Josa hodhi në fushë Latifin e dëmtuar, me shpresë se rrjedha e ndeshjes do të ndryshonte. Kësisoj gjithçka është e hapur dhe çështja e skuadrës që do të kalojë në turin e tretë të Conferencë League, do të zgjidhet pas një jave në Craiovë të Rumanisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll