Sport

Shefi i policisë së Parisit jep dorëheqjen, ‘viktimë’ për të mbyllur ‘dosjen e turpit’ të finales së Champions League…

Një muaj e gjysmë pas ngjarjeve që vonuan ndeshjen në ‘Stade de France’, duket sikur nisin të merren masat e para për përgjegjësit e skandalit

21 Korrik 2022, 18:02 Nga DOSJA

Shefi i policisë së Parisit jep dorëheqjen,

FRANCE - Shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement, përgjegjës gjatë ndeshjes së 28 majit të kaluar në finalen e Champions League, që u luajt në kryeqytetin francez, ka njoftuar se do të largohet nga posti i tij këtë të enjte. 

E gjithë kjo, një muaj e gjysmë pas zënkave, që e vuri kryeqytetin francez në qendër të vëmendjes së turpit, pasi problemet e hyrjes në ‘Stade de France’ penguan fillimin e ndeshjes finale në orën e caktuar. 

Megjithatë, Lallement siguron në njoftimin e tij, se largimi nga forca e policisë pariziene nuk lidhet drejtpërdrejt me grindjet e lartpërmendura, por për shkak të daljes në pension të tij, që ndodh para ditëlindjes së tij të 66-të, më 27 gusht. 

Po kështu, Gerald Darmanin, ministër i Brendshëm i Francës, vlerësoi Lallementin për përpjekjet e tij gjatë gjithë këtyre viteve të punës dhe konfirmoi se ai do të zëvendësohet nga ish-ndihmës ministri i Brendshëm, Laurent Núñez. “Presidenti i Republikës, me propozimin tim, emëroi Laurent Núñez, prefekt të Policisë”, tha ministri francez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll