Sport

Neuer koprrac! Taksisti që i ktheu portofolin e humbur, i indinjuar nga ajo çka mori prej portierit të Bayernit: Shpërblimi ishte një tallje, unë kam katër fëmijë…

Shoferi i taksisë, që udhëtoi 120 km për të gjetur portierin e njohur, pas dy javësh mori fanellën e një lojtari, me vlerë 100 euro, në këmbim të kthimit të portofolit me 800 euro cash dhe disa karta bankare

21 Korrik 2022, 16:25 Nga DOSJA

Neuer koprrac! Taksisti që i ktheu portofolin e humbur, i indinjuar nga ajo

GJERMANI - Manuel Neuer ka qenë në lajme orët e fundit, por jo për arsye futbolli. Një shofer taksie nga Mynihu, i cili është identifikuar si Hazir S., ka shprehur për 'Sky Germany' pakënaqësinë e tij ndaj portierit të Bayern Munichut. Neuer ka harruar portofolin e tij në automjet me rreth 800 euro cash dhe disa karta bankare. Shoferi shkoi për t’ia kthyer atë në shtëpinë e tij, por në kthim mori si shpërblim 'vetëm' fanelën e një lojtari.

Gjithçka filloi në Odeonsplatz, një shesh qendror në Mynih, ku shoferi i taksisë mori Neuer dhe një mik për një udhëtim. “E njoha menjëherë, por nuk iu afrova”,- shton shoferi. Gjithçka shkoi normalisht derisa duke pastruar automjetin, ai gjeti portofolin e kapitenit të Bayern Munichut .

Portofoli përmbante dokumentet personale të Manuel Neuer, rreth 800 euro para në dorë dhe dy karta krediti. Kur mbaroi turni i tij, taksisti shkoi në banesën ku e pa për herë të fundit, por nuk mori përgjigje. Nuk e gjeti as në adresën e tij personale, adresën e së cilës e mori vesh nga letërnjoftimin e portierit. Përfundimisht, ai ishte në gjendje vetëm t'ia dorëzonte çantën menaxherit të Neuer, i cili mblodhi detajet e kontaktit të tij.

Në përfundim, taksisti pretendon se ka bërë rreth 120 kilometra për të kthyer portofolin. Zhgënjimi i tij erdhi kur mori shpërblimin. Dy javë më vonë ai mori një fanelë të Bayern Munichut, me Neuer në shpinë, por pa një dedikim, apo letër falënderimi. “Shpërblimi është tallje, unë kam katër fëmijë”,  tha shoferi.

Ankesat e shoferit të taksive janë të arsyeshme. Për 120 kilometrat që udhëtoi, duke kërkuar Manuel Neuerin , do të kishte fituar rreth 400 euro duke punuar. Sipas ligjit, ai do të kishte të drejtën e 34 eurove për kthimin e portofolit me atë shumë parash, sipas ‘Bild’. Megjithatë, kritikat janë hedhur për koprracinë e portierit të Bayernit dhe skuadrës gjermane. Një Neuer që sezonin e ardhshëm do të marrë 18 milionë euro pagë fikse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll