Sport

E pickojnë grerëzat, sulmuesi i Lyon-it mund të mungojë në miqësoren ndaj Feyenoord!

31-vjeçari Alexandre Lacazette ka qenë viktimë e pickimeve të shumta të grerëzave, të cilat mund ta pengojnë atë të luajë kundër holandezëve të dielën.

21 Korrik 2022, 18:28 Nga DOSJA
E pickojnë grerëzat, sulmuesi i Lyon-it mund të mungojë

FRANCE - Fat i keq për Alexandre Lacazette. Sulmuesi 31-vjeçar nuk është e sigurt që do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Feyenoord, të dielën në Roterdam. Ish-lojtari i Arsenalit, i rikthyer në ‘shtëpi’ te Lyon, ishte viktimë e një duzine pickimesh grerëzash në pyll gjatë stërvitjeve në Holandë, që filluan të hënën e kaluar.

Edhe shoku tij i skuadrës, Moussa Dembélé, pësoi të njëjtin fat, por dukshëm organizmi i tij reagoi më mirë dhe ishte i pranishëm në stërvitje të enjten pasdite. Gjithsesi Lacazette do të presë ditët në vijim për të mësuar më shumë rreth evolucionit të kësaj fatkeqësie.

B,T (Dosja.al)

Sondazh

Poll