Sport

Barazim heroik i Laçit në Moldavi, kurbinasit e përballuan Petrocub edhe me një lojtar më pak për mëse 60 minuta…

Vërshëllima finale e ndeshjes së luajtur në Kishinau, la në fuqi rezultatin e barabartë 0-0, me Laçin që do të luajë pas një jave në Elbasan, shanset e tij për të kaluar në turin e tretë.

21 Korrik 2022, 21:32 Nga DOSJA

Barazim heroik i Laçit në Moldavi, kurbinasit e përballuan

MOLDAVI - Laçi vuan, por reziston dhe ia del të mbajë rezultatin 0-0 në transfertën moldave ndaj Petrocub, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për në turin e tretë të Conference League, të enjten e ardhshme në “Elbasan Arena” në Shqipëri.

Kurbinasit e nisën mirë sfidën, por u penalizuan nga dy ndërhyrje të gabuara dhe të panevojshme të mesfushorit Renato Spahiu, që mori dy kartonë të verdhë radhazi në minutat 17 dhe 28, duke e lënë skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro, me një futbollist më pak për më shumë se një orë lojë.

Petrocub shtoi presionin, duke përfituar nga epërsia numerike, por hasën në një mbrojtje të kujdesshme të kurbinasve, ku krahas formë së portierit Dajsinani, teksa kur ky i fundit humbi vëmendjen, ishin shokët e tij të mbrojtjes, që e shpëtuan skuadrën kurbinase nga pësimi i golit.

Vërshëllima finale e ndeshjes la në fuqi rezultatin e barabartë 0-0, me Laçin që do të luajë pas një jave në Elbasan shanset e tij për të kaluar në turin e tretë, duke përsëritur suksesin e tij në edicionin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll