Sport

Edhe Lazio mohon interesimin për ish-kapitenin 'los blanco', brazilianin Marcelo...

Ish-mbrojtësi i Real Madridit ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij, ai vazhdon të jetë në pritje për një ofertë që ta bindë atë

21 Korrik 2022, 17:41 Nga DOSJA
Edhe Lazio mohon interesimin për ish-kapitenin 'los blanco',

ITALI - Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madridit, braziliani Marcelo, pa skuadër që prej 30 qershorit, është ende në pritje të një oferte, që do ta bindë të vazhdojë në futbollin europian, që është dëshira e tij. 

Kështu, në orët e fundit u shfaqën thashethemet, se ishte Lazio i Maurizio Sarri që ishte interesuar për shërbimet e tij, por megjithatë nga ‘Gazzetta dello Sport’ italianët kanë siguruar se ‘Jo’, se skuadra romake nuk është e interesuar për ish-kapitenin e ‘los blancos’. 

Ndërkohë, mbrojtësi brazilian sapo ka përfunduar disa ditë pushime në Maldive me familjen e tij, në të cilat ka shfrytëzuar rastin edhe të stërvitet, pasi të gjitha skuadrat elitare europiane janë tashmë në fazën e plotë parasezonale. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll