Sport

"Nëse do të isha drejtues te BVB, nuk do ta rinovoja kontratën. Po mendoj të tërhiqem"

Ish-qendërmbrojtësi kampion bote me Gjermaninë, i cili luan në radhët e Dortmundit, e shikon me sy kritik lojën e tij gjatë sezonit të kaluar

21 Korrik 2022, 15:33 Nga DOSJA
"Nëse do të isha drejtues te BVB, nuk do ta rinovoja

GJERMANI - Mats Hummels është autokritik dhe pranon se nëse do të ishte në vendin e drejtuesve të Borussia Dortmundit, kontrata tij nuk do të rinovohej. Mbrojtësi, 33 vjeç, tha në një intervistë për Ruhr Nahrichten, duke nënvizuar se sezoni i kaluar nuk ishte aspak i mirë, për shkak të dëmtimeve.

"I thashë Sebastian Kehl (drejtorit sportiv) se nëse do të isha në pozicionin e BVB-së nuk do të rinovojë kontratën time, por në çdo rast, të dyja palët janë të qetë për këtë”. Hummels e sheh kontratën e tij të përfundojë në vitin 2023 dhe pranon se po mendon gjithashtu t’i thotë lamtumirë futbollit: “Natyrisht që po mendoj për këtë, por do të vendos spontanisht,”- është shprehur ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll