Sport

Wanda Nara kapet topless në Ibiza, ndërsa Mauro Icardi është në Japoni me PSG-në!

Argjentinasja, partnerja e sulmuesit të kampionëve të Parisit ndodhet në ishujt Balearik të Spanjës me familjen e saj

21 Korrik 2022, 11:07 Nga DOSJA

Wanda Nara kapet topless në Ibiza, ndërsa Mauro Icardi është

SPANJE - Ndërsa Mauro Icardi, lojtar i PSG-së, është në turne me ekipin e tij në përgatitje për sezonin e ri, Wanda Nara, partnerja e tij, ndodhet me pushime në Ibiza. Aty agjentja u kap nga kamerat e paparacëve teksa ishte topless. Mesa duket argjentinasja ka qenë me një pjesë të familjes dhe një mikeshë.

Ndërsa vetë ishte përgjegjëse për pamjet e saj në rrjetet sociale, Wanda Nara ndoqi koncertet e këngëtarëve si Nicky Jam dhe Maluma, përveçse shijoi ditët e pafundme me diell dhe vapë në ishujt Balearik. Aty partnerja e Icardit u bë personazh në një nga imazhet e verës. Ndërsa argjentinasja po shijonte detin Mesdhe, paparacët e kapën Wanda Narën pa pjesën e sipërme të bikinit.

Wanda Nara kapet topless në Ibiza, ndërsa Mauro Icardi është

Megjithatë, argjentinasja nuk është e vetme në Ibiza. Me të janë dy vajzat e saj, motra Zaira dhe miku i saj Kennys Palacios, i cili zakonisht shfaqet së bashku me Wanda Narën në shumë prej pushimeve të saj.

Ndërkohë që biznesmenja kënaqet me familjen e saj, kunata e saj, Ivana Icardi, hodhi një tjetër video në kanalin e saj ‘Mtmad’, ku foli sërish për ndarjen mes Mauro Icardit dhe motrës së saj. Sipas Ivanës, fajtori që ata nuk kanë lidhje, nuk është askush tjetër veçse Wanda Nara, një arsye që ka si shkak nënën e lojtarit. “I dhemb”, ka deklaruar së fundmi në profilin e saj Ivana në ‘Mtmad’.

Wanda Nara kapet topless në Ibiza, ndërsa Mauro Icardi është

“Falë terapisë sime kam mësuar se për atë që nuk është në dorën time, duhet të pres”,  shtoi nëna e Mauros dhe Ivana Icardi. Mesa duket, Wanda Nara dhe motra e futbollistit kanë mënyra të ndryshme të të menduarit dhe sipas Ivanës, vëllai i saj është pozicionuar në krah të partneres së tij dhe ka preferuar të humbasë lidhjen me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll