Sport

VD/ Penalltia e Chelseas, vështirë se do të shikoni ‘Panenka” më qesharake sesa kjo…

Mesfushori Gallagher, i rikthyer te ‘blutë’ e Londrës, u shndërrua në protagonist të miqësores. Jo për lojën që zhvilloi se sa për penalltinë ‘humoristike’

21 Korrik 2022, 15:01 Nga DOSJA

VD/ Penalltia e Chelseas, vështirë se do të shikoni

SHBA - Chelsea bie në një miqësore kundër Charlotte. Gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara, ‘blutë’ e Londrës i mbyllin 90 minutat e ndeshjes me rezultatin 1-1, por më pas humbin 5-3 me penallti. 

Raheem Sterling bëri debutimin e tij, duke luajtur në pjesën e dytë. Përcaktues për rezultatin ishte penalltia e humbur nga Conor Gallagher. Mesfushori i kthyer nga huazimi te Crystal Palace, godet keq dhe qendror. Në mendje duket ai kishte një ‘panenka’, por u ekzekutua shumë keq, në mënyrën më qesharake të mundshme, duke ia 'pasuar' topin portierit kundërshtar në dorë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll