Sport

Formula 1/ Toto Wolff-it nuk i del e keqja: "Të gjithë e dinë se Hamilton e meritonte të fitonte kampionatin e tij të tetë botëror"

Shefi i ekipit të Mercedesit në Formula 1, nuk e ka harruar Abu Dhabi 2021: “Mund të fitosh, por nëse nuk e bën atë në mënyrën e duhur... Karma ekziston”

21 Korrik 2022, 11:45 Nga DOSJA

Formula 1/ Toto Wolff-it nuk i del e keqja: "Të gjithë e

ANGLI - Një moment si fundi i kampionatit botëror të Formula 1 më 2021 në Abu Dhabi nuk duhet të jetë i lehtë për t'u lënë pas. Ai kthehet përsëri dhe përsëri në mendjet e protagonistëve, sidomos të humbësit, te i cili, hidhërimi përjetohet në një kohë edhe më të gjatë.

Në një intervistë të gjatë dhënë për ‘Squaremile’, Toto Wolff, kreu i ekipit Mercedes-AMG Formula 1, kujtoi atë që është padyshim një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij të suksesshme. ‘Regjisori’ austriak vazhdon të mbajë të pandryshuar këndvështrimin e tij në lidhje me atë që ndodhi në atë finale të jashtëzakonshme të një prej sezoneve më intensive dhe dramatike në historinë e Formula 1.

"Unë mendoj se Hamilton duhet të kishte arritur një titull të tetë botëror vitin e kaluar, të gjithë e dinë këtë,"- siguroi ai prerazi, përpara se të kthente faqen dhe të shikonte nga e ardhmja: "Tani duhet të bëjmë një makinë që e vendos atë në një situate të favorshme për atë titull të tetë dhe kjo është në thelb përgjegjësia ime”.

Formula 1/ Toto Wolff-it nuk i del e keqja: "Të gjithë e

Duke u rikthyer në kujtesën e Abu Dhabi 2021, Wolff i bëri thirrje aspektit moral të fitores së Verstappen dhe Red Bull: "Unë ende dua të fitoj, por dua të fitoj në mënyrën e duhur”, tha ai duke hedhur gurin... dhe pa e fshehur fare dorën, duke e bërë të qartë se për kë e kishte fjalën: “Mund të kesh dikë që fiton, por nuk e bën siç duhet, por kjo nuk do të zgjasë. Dhe... Karma ekziston. Unë dua të jem në gjendje të shikoj prapa dhe të them: Ne e bëmë atë në mënyrën e duhur dhe ia dolëm."

Wolff vuri theks të veçantë në mbrojtjen e Lewis Hamilton, i cili këtë vit po e sheh veten në një situatë të pazakontë gjatë kohës së tij në Mercedes, me një makinë të paaftë për të luftuar për fitore. Shefi i tij i del në mbrojtje, duke marrë përgjegjësinë për situatën e tij.

"Unë duhet ta mbroj atë, sepse njerëzit kanë filluar ta sulmojnë, gjë që nuk është e drejtë. Është absurditet i plotë, ai është piloti më i madh i të gjitha kohërave. Të gjithë duhet të kuptojnë se makina nuk po funksionon dhe jo se piloti e ka fajin”, thotë Wolff, duke i dhënë yllit të tij një pelerinë të mirë.

Formula 1/ Toto Wolff-it nuk i del e keqja: "Të gjithë e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll