Sport

‘Digjen’ rrjetet sociale: David Beckham dyshohet të ketë kryer një operacion estetik…

Thashethemet dolën nga një ‘fotocall’. Besohet se ish-futbollisti i United ka ndërhyrë për të hedhur rrudhat e ballit

21 Korrik 2022, 12:20 Nga DOSJA

‘Digjen’ rrjetet sociale: David Beckham dyshohet të ketë

SHBA - Familja Beckham nuk po përjeton kohën më të qetë sot dhe jo pikërisht për shkak të problemeve të brendshme. David, Victoria dhe fëmijët e tyre jetojnë në ferr për shkak të një gruaje të fiksuar pas familjes së tyre, e cila quhet Sharon Bell. 

Kjo grua, për shkak të fiksimit të saj ndaj ish-futbollistit të Real Madridit, e ka bërë për vajzën e tyre, më të voglën e familjes, Harperin të ketë frikë të dalë nga shtëpia. Mirëpo ky ngacmim nga Sharon Bell është vënë në plan të dytë në rrjetet sociale. Tani,  polemika e fundit rreth Beckhams, fokusohet tek ish-futbollisti dhe modelja.

Rrjetet sociale ‘u dogjën’ për paraqitjen e David Beckham. Në një nga daljet e tij të fundit publike, ka qenë në një ‘fotocall’ dhe paraqitja e tij ka qenë më e komentuara.

‘Digjen’ rrjetet sociale: David Beckham dyshohet të ketë

Sipas revistës ‘Lecturas’, fotot e fytyrës së tij kanë bërë bujë. Thashethemet që kanë qarkulluar kanë qenë se ish-lojtari i Mançester Junajtid, ndër të tjera, i është nënshtruar një operacioni për një korrigjim estetik. David Beckham, i cili mbushi 47 vjeç majin e kaluar, do t'i nënshtrohej një operacioni për të hequr linjat e shprehjes në ballin e tij me botox.

Sharon Bell është një grua 58-vjeçare, e cila u akuzua për ngacmimin e futbollistit britanik dhe Harper, vajzës së tij më të vogël. Sipas ‘Daily Mail’, Bell besonte se ajo ishte në një lidhje me David Beckham dhe se ai dhe gruaja e tij, Victoria, kishin komplotuar për të vjedhur vezët e saj.

‘Digjen’ rrjetet sociale: David Beckham dyshohet të ketë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll