Sport

Xavi mbërrin në Miami, i bashkohet Barcelonës për "El Clasicon"...

Trajneri zgjidhi problemet e tij burokratike dhe iu bashkua 'skenës' blaugrana në Fort Lauderdale

21 Korrik 2022, 07:00 Nga DOSJA

Xavi mbërrin në Miami, i bashkohet Barcelonës për "El

SHBA - Xavi Hernández më në fund arriti t'i bashkohej turneut të Barcelonës në SHBA.  Trajneri i Barcelonës arriti të zgjidhë problemet e tij burokratike me administratën amerikane dhe tashmë i është bashkuar udhëtimit me pjesën tjetër të ekipit.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi 'blaurana', teksa ka botuar një foto të trajnerit Xavi Hernandez, që mbërritur në Miami nga Madridi dhe prej andej udhëtoi për në Fort Lauderdale, ku Barcelona ka selinë e saj deri këtë të enjte, kur do të udhëtojnë drejt Las Vegasit.

Xavi Hernandez humbi ndeshjen e debutimit të ekipit kundër Inter Miami, megjithëse ka qenë në kontakt me skuadrën, siç zbuloi Sergio Busquets në një konferencë për shtyp këtë javë. Njeriu nga Egar më në fund do të jetë në gjendje të punojë me ekipin e tij dhe të përgatitet për ‘El Clasico’, ku katalanasit do të përballen me Real Madridin në Las Vegas.

Xavi mbërrin në Miami, i bashkohet Barcelonës për "El

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll