Sport

Bruno Fernandes: "CR7 kishte probleme në familje. E ardhmja e tij? Nuk di asgjë"

“Gjithçka që dimë është se ai kishte disa probleme në familjen e tij, kështu që ne duhet të respektojmë hapësirën dhe privatësinë e tij, jepini atij kohë të vendosë”, është shprehur mesfushori portugez i United

21 Korrik 2022, 07:13 Nga DOSJA

Bruno Fernandes: "CR7 kishte probleme në familje. E ardhmja e tij? Nuk

ANGLI - Bruno Fernandes, i intervistuar nga ‘The Mirror’, si bashkëkombas dhe bashkëlojtari i tij, si në kombëtare por edhe te “Djajtë”, ka folur për lamtumirën e mundshme të Cristiano Ronaldos nga Manchester United: "Natyrisht që ne duhet të respektojmë vendimet e të gjithëve. Nuk e di se çfarë i ka thënë Cristiano klubit dhe menaxherit. Gjithçka që dimë është se ai kishte disa probleme në familjen e tij, kështu që ne duhet të respektojmë hapësirën dhe privatësinë e tij, jepini atij kohë të vendosë.

Ai ishte golashënuesi ynë më i mirë sezonin e kaluar, shënoi shumë gola për ekipin; nuk më takon mua ta marr vendimin, është klubi që duhet ta bëjë dhe Cristiano do të bëjë zgjedhjen e tij. Nëse dëshiron të largohet apo jo, janë të gjitha thashetheme, edhe pse unë nuk pyeta për këtë gjë. E pyeta Cristianon vetëm se çfarë kishte ndodhur në familje dhe ai më shpjegoi situatën. Kjo është e gjitha, asgjë më shumë".

Bruno Fernandes: "CR7 kishte probleme në familje. E ardhmja e tij? Nuk

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll