Politike

Arben Ristani kundër Bashës, i rendit pakënaqësitë: Po e çoni energjinë dëm, duhet të gjeni…

3 Gusht 2019, 10:06 Nga DOSJA
Arben Ristani kundër Bashës, i rendit pakënaqësitë: Po

Tiranë- Ish-deputeti Arben Ristani duket se nuk është në një linjë veprimi me opozitën dhe partinë e tij.

Njësoj siç është shprehur kundër djegies së mandateve, Ristani thekson se tashmë energjia duhet të përqendrohet te gjetja e një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe jo më tek denoncimet publike.  Sipas tij Basha dhe PD po humbin kohë dhe energji në denoncimet në drejtim të qeverisë.

“Le te themi se faza e denoncimit dhe beteja qe shqiptaret dhe ndërkombëtarët ta njohin se kush është dhe çfarë bën, e realizoi qëllimin. Çdo energji e tepërt e harxhuar për ta denoncuar të keqen publikisht, është energji e çuar dëm. Duhen përqendruar forcat dhe mendja, te gjetja e rrugës qe na con te zgjidhja, dakortësimi gjithpërfshirës për rrugën e gjetur, qartësi per etapat dhe rolet, përqëndrim dhe besim.”, shprehet ai. 

Postimi i plotë i Ristanit:

Duhet te perqendrohemi te gjithe te gjetja e zgjidhjes per krizen e rende qe po kalojme. Rama ben cdo dite veprime kunder interesit publik, cdo dite vjedh dhe zhvat pasurite e shqiptareve, cdo dite tallet me varferine e tyre, por kete tashme, s’ka shqiptar qe nuk e di.

Le te themi se faza e denoncimit dhe beteja qe shqiptaret dhe nderkombetaret ta njohin se kush eshte dhe cfare ben, e realizoi qellimin. Cdo energji e tepert e harxhuar per ta denoncuar te keqen publikisht, eshte energji e cuar dem.

Duhen perqendruar forcat dhe mendja, te gjetja e rruges qe na con te zgjidhja, dakortesimi gjithperfshires per rrugen e gjetur, qartesi per etapat dhe rolet, perqendrim dhe besim.

Sidoqofte, rruga e bojkotit dhe ikja nga perballja institucionale, brenda sistemit, me kundershtarin, tashme eshte e perjashtuar si zgjidhje.

Arben Ristani kërkon reflektim nga lidershipi demokrat mbi pasojat që solli vendimi për të mos të hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pak ditë më parë ai u bëri thirrje   gardës së vjetër të PD të lënë hatërmbetjet dhe ti bashkohen parties, duke forcuar marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Ristani e quan të rëndë faktin e lënies pa përfaqësi të popullit opozitar në pushtetin qendror dhe vendor.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ristani kundër bashës lulzim basha arben ristani kundër bashës lulzim basha

Sondazh

Poll