Politike

Partia shpërblen Pandi Cungen, emërohet administrator pasi plagosi me thikë qytetarin për Erion Isain

3 Gusht 2019, 09:52 Nga DOSJA
Partia shpërblen Pandi Cungen, emërohet administrator pasi plagosi me

KORÇË- 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, në Ersekë ndodhi një ngjarje e rëndë. Kryetari i FRESSH, Pandi Cunge qëlloi me thikë një 35-vjeçar, Ervis Këndezin, pasi kishte ofenduar në faqen e Facebook-ut, kandidatin e PS në Kolonjë, Erion Isai.

Por në kundërshtim me atë që mund të mendojnë shumë, se Cunge është larguar nga PS dhe po jep llogari para drejtësi, e kundërta ka ndodhur.

 

 

Dosja.al ka mësuar se Cunge është emëruar ditën e djeshme Administrator i Njësisë Administrative Qendër, nga kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ndërkohë që në prokurori qëndron e stivosur padia e Ervis Këndezit për plagosje me thikë.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje ku Cunge ka njollosur emrin e tij dhe atë të FRESSH. Në vitin 2018, ai u arrestua nga Policia e Shtetit pasi tentoi të korruptonte efektivët e Rrugores me 20 mijë lekë të vjetra.

Precedentët penalë, në karrierën e të riut, duket se po ndikojnë vetëm pozitivisht. Dekriminalizimi në strukturat partiake të rretheve, është një term i huaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion isai ervis kendezi kryetari i fressh pandi cunge erion isai ervis kendezi kryetari i fressh pandi cunge

Sondazh

Poll