Aktualitet

ME FOTO/ Veshur me “Philipp Plein”, ky është Brilant Martinaj, u vra sot në Fushë Krujë

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela. Por i riu është ekzekutuar sot në Fushë Krujë se bashku me Besmir Hoxhën dhe Diklon Vatën, të dy nga Kurbini.

17 Korrik 2022, 15:53 Nga k.m.
ME FOTO/ Veshur me “Philipp Plein”, ky është Brilant
Brilant Martinaj

TIRANË– Dosja.al ka siguruar foton e Brilant Martinajt, një prej viktimave të masakrës së Fushë Krujës. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela. Por i riu është ekzekutuar sot në Fushë Krujë se bashku me Besmir Hoxhën dhe Diklon Vatën, të dy nga Kurbini.

Në kohën kur akuzohej për vrasjen e efektivit Prela, Dosja.al mësoi se Martinaj ndodhej  në një spital në Turqi me familjarët, për arsye shëndetësore. Për ngjarjen u vu në pranga Nikoll Sherrniku, i cili akuzohet për vrasjen e Prelës mëngjesin e 5 dhjetorit, në zonën e njohur si “Gajush”, në afërsi të Lezhës. Tashmë policia është në kërkim edhe të armës së krimit.

ME FOTO/ Veshur me “Philipp Plein”, ky është Brilant

Natën e krimit, në videot e siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, autori i dyshuar, është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, nipi i Ervis Martinajt, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.

Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizoi automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba. Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim, por nuk u arrestua kurrë. Mesa duket armiqtë e gjetën para shtetit. 

Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

brilant martinaj masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll