Aktualitet

Atentati në Fushë Krujë, dy viktimat e tjera janë Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj

Bëhet fjalë për Besmir Hoxhën dhe Brilant Martinajn, të cilët u shkrumbuan brenda makinës ku iu bë atentat. 

17 Korrik 2022, 15:51 Nga k.m.
Atentati në Fushë Krujë, dy viktimat e tjera janë Besmir
Pamje nga Fushë Kruja

FUSHË KRUJË- Identifikohen dhe dy viktimat e tjera të masakrës së Fushë Krujës. Bëhet fjalë për Besmir Hoxhën dhe Brilant Martinajn, të cilët u shkrumbuan brenda makinës ku iu bë atentat. Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë.

Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

masakra e fushe krujes

Sondazh

Poll