Aktualitet

Selenicë/ Vitrin Çobaj shkoi për t’i grabitur, familjarët denoncojnë: Abuzoi seksualisht me vajzën 17 vjeçe

Nga denoncimi i bërë nga kryefamiljari, i cili ka aftësi të kufizuara, mësohet se i riu që u hyri në shtëpi ka tentuar të përdhunojë nënën e 6 fëmijëve.

17 Korrik 2022, 13:24 Nga k.m.
Selenicë/ Vitrin Çobaj shkoi për t’i grabitur,
Kryefamiljari

VLORË- 38-vjeçari Vitrin Çobaj që lidhi çiftin dhe izoloi fëmijët kishte vendosur maskë të kuqe kur hyri në banesë ndërsa mbante në dorë një armë çifte, me të cilën kërcënoi familjen në fshatin Brataj të Selenicës. Nga denoncimi i bërë nga kryefamiljari, i cili ka aftësi të kufizuara, mësohet se i riu që u hyri në shtëpi ka tentuar të përdhunojë nënën e 6 fëmijëve. Por aktin e kreu me vajzën e mitur të familjes, 17-vjeçares që ka edhe probleme me shikimin. Bazuar në dëshminë e tij, Çobaj futi të gjithë fëmijët në kasolle dhe abuzoi me një nga vajzat, por vajza e madhe arriti të shpëtojë nga duart e tij pasi doli duke kërkuar ndihmë në lagje.

“Rreth orës 6 të mëngjesit, kanë lehur qentë në perëndim të shtëpisë dhe kam dalë së bashku me bashkëshorten e djalin e madh. Bashkëshortja pa personin me maskë dhe më thirri. Kur kemi shkuar në banesë, personi me maskë të kuqe në kokë ishte futur në dhomën e fëmijëve. I tha bashkëshortes mblidhi fëmijët të mos shohin gjë dhe më thirri mua të ulem në tokë. U ula në tokë, i tha dhe bashkëshortes. Pasi ndenji 5 minuta, i tha më bëj një kafe. I kërkoi dhe gërshërë dhe preu maskën në formën e buzëve se sytë i kishte të prera. E çoi kafen dhe i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm. E piu kafenë e hodhi filxhanin. Pas 20 minutash preu litarin dhe it ha bashkëshortes të më lidhë. Gruaja nën kërcënimin e armës më lidhi. Më pas lidhi bashkëshorten. Na shtriu në krevat të dyve dhe është marrë me fëmijët pastaj. Gruan tentoi ta përdhunonte, zhvishu i tha por nuk e përdhunoi. Na ka vjedhur 350 mijë lekë në dollap, disa dokumenta dhe dy pasaporta të çupave. E kam njohur se ka ardhur një ditë më përpara si kasap me një çun nga Brati dhe ka sjell te banesa. Unë kam qenë në Vlorë dhe kur kam vajtur rreth orës 12:00 e kam gjetur në banesë dhe i thashë nuk të njoh. Ai më tha që kam qenë kur ka vdekur babai yt, nuk të njoh i thashë, jam nga Vajza më tha. Futi fëmijët në dhomë dhe i ka kërcënuar me thikë, të gjashtë fëmijët. U ka thënë gëk me gojë se do t’u masakroj me thikë. Unë kërkoj nga drejtësia  që ai të marrë burgim të përjetshëm dhe nuk kam për ta falur. Ka abuzuar seksualisht. Policia na erdhi në ndihmë, ka ardhur pas 25 minutash pasi jemi 35 kilometër larg,”- tha babai.

Mesa duket hajduti dhe abuzuesi, e kishte vëzhguar prej kohësh familjen, pasi një ditë më parë u kishte shkuar në banesë duke u hequr si kasap dhe u kishte kërkuar një viç për ta blerë. Ndërsa një ditë më pas hyri me armë në banesë, detyroi gruan të lidhte bashkëshortin e saj, më pas e lidhi dhe atë vetë.

 

vitrin çobaj vlore

Sondazh

Poll