Sport

Goditet me thikë për vdekje, piloti i NASCAR humb jetën. Policia vret kriminelin

Bobby East, 37 vjeç, u godit me thikë në gjoks në një përleshje në një pikë karburanti. Krimineli u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.

17 Korrik 2022, 11:47 Nga DOSJA

Goditet me thikë për vdekje, piloti i NASCAR humb jetën. Policia

SHBA - Piloti i NASCAR-it, Bobby East, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje këtë javë nga një i pastrehë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti në Kaliforni gjatë një zënke, siç raporton media amerikano-veriore ‘TMZ’.

Krimineli dyshohet se është Trent William Millsap, një i pastrehë me tatuazhe të plota, i cili ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh. Më në fund, në një bastisje SWAT në Orange County, ata e gjetën atë, me të cilin patën edhe një shkëmbim zjarri, ku krimineli vdiq nga plagët me armë zjarri.

Mesa duket, ka pasur një sherr mes Bobby East dhe Trent William Milsap në pikën e karburantit. Të dy filluan të shkëmbejnë ofendime, ndërsa piloti derdhi benzinë. Nuk dihet se kush e ka nisur debatin, por i pastrehi kriminel ka goditur me thikë East në gjoks. Edhe pse një ambulance erdhi në vendngjarje dhe u përpoq ta ringjallte, ajo nuk mjaftoi për t'i shpëtuar jetën dhe piloti vdiq në spital.

Goditet me thikë për vdekje, piloti i NASCAR humb jetën. Policia

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll