Sport

West Ham superofertë për Armando Brojën, por gjermani Tuchel bëhet pengesë…

Sulmuesi i talentuar i ‘bluve’ të Londrës dhe i kombëtares së Shqipërisë, është me një ardhme ende të papërcaktuar. Edhe pse ofertat nuk mungojnë, trajneri gjerman akoma i vendosur se çfarë do të bëjë me shqiptarin

17 Korrik 2022, 07:46 Nga DOSJA
West Ham superofertë për Armando Brojën, por gjermani Tuchel

ANGLI - Armando Broja është një nga emrat më të kërkuar të kësaj merkato, me West Ham në ‘pole-position’ që vijon të mbajë shpresë për afrimin e shqiptarit. Sipas raportimeve nga mediet britanike, “Hammers” kanë ofruar plot 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit 20-vjeçar shqiptar.

Broja bëri përshtypje gjatë kohës së tij të huazimit në Southampton sezonin e kaluar. West Ham po kërkon të shtojë më shumë thellësi në sulmin e tyre dhe ka vendosur të ketë një lojtar si Broja në ekip. Sulmuesi shqiptar shënoi nëntë gola në të gjitha garat sezonin e kaluar për Southampton, duke bërë disa paraqitje të shkëlqyera gjatë sezonit.

Megjithatë kjo lëvizje e Brojës drejt West Hamit duket disi e vështirë, pasi trajneri i Chelsea-t, gjermani Tuchel nuk pranon të heqë dorë nga shqiptari, pa e parë njëherë nga afër formën e tij. Mesa duket gjithçka do të përcaktohet pas kthimit të ‘bluve’ të Londrës nga turneu i tyre në SHBA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll