Sport

Guardiola pa tre lojtarë përtej Atlatikut, nuk plotësojnë kushtet për të hyrë në SHBA

Foden, Gündogan dhe Stones janë të pa vaksinuar me dy dozat ndaj Covid-19, ndaj nuk të udhëtojnë në Shtetet e Amerikës së Veriut

16 Korrik 2022, 21:14 Nga DOSJA
Guardiola pa tre lojtarë përtej Atlatikut, nuk plotësojnë
Gündogan, Foden dhe Stones

ANGLI - Pep Guardiola do të jetë pa tre lojtarë të tij në turneun e Manchester Cityt në SHBA. Ata janë John Stones, Ilkay Gündogan dhe Phil Foden, të cilët nuk i plotësojnë kushtet për të hyrë në shtetet e Amerikës së Veriut, ndaj për këtë arsye nuk fluturuan sot me shokët e skuadrës dhe mbeten në Europë duke u stërvitur me ekipin U21 në Kroaci.

Edhe pse City nuk ka dhënë më shumë detaje për mungesën e këtyre tre lojtarëve, në rastin e Gündogan ai mbetet në Europë, pasi ka marrë një dozë të vetme kundër Covid-19. Sipas ligjit të vendit të tij, ndërkombëtari gjerman është regjistruar si i vaksinuar plotësisht pas tejkalimit të sëmundjes.

Megjithëse ai u përpoq të merrte një dozë të dytë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, në qershor ai u infektua përsëri dhe mjekët i rekomanduan që të priste tre muaj për të përfunduar kohën e tij të vaksinimit.

Ashtu si në rastin e Gündogan, City kufizohet në raportimin, se Foden dhe Stomes gjithashtu nuk i plotësojnë kërkesat për të hyrë në SHBA. Skuadra e Guardiolës do të përballet me América de México në Hjuston të enjten dhe Bayern Munich në ‘Green Bay’ të dielën, më 24 korrik.

 “City” nuk janë skuadra e vetme që është prekur nga rregulloret anti-Covid në SHBA, pasi edhe Chelsea fluturoi gjithashtu pa N'Golo Kanté dhe Ruben Loftus-Cheek për të njëjtën rrethanë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll