Sport

Inter-Monaco 2-2: Asllani i ruan nderin Interit, Ingazghi gjen ‘buzëqeshjen’ nga mesfushori shqiptar

Në Ferrara, pas barazimit Inzaghi ndryshoi totalisht Interin, duke futur shumë emra të mëdhenj: Jeko, Correa, Dumfries, Onana, De Vrij, Bastoni, Calhanoglu, Brozovic dhe Barella, por miqësorja u mbyll në barazim.

17 Korrik 2022, 06:58 Nga DOSJA
Inter-Monaco 2-2:  Asllani i ruan nderin Interit, Ingazghi gjen

ITALI - Ndeshja miqësore e Ferrarës ndërmjet Interit dhe Monakos përfundon në barazim: 2-2 në ‘Mazza’, me djemtë e Inzaghit që shmangin ‘KO’. Francezët kaluan me dy gola në avantazh në minutën e 30-të falë Golovin dhe Ben Yedder, por Gagliardini shkurtoi diferencën në fund të pjesës së parë (42') dhe në minutën e 59-të erdhi goli i parë për mesfushorit shqiptar Asllani me fanelën e zikaltërve. 

Barazimi i parë i sezonit për Interin, i cili në miqësoren e dytë të këtij parasezonal, nuk e kalon 2-2 në Ferrara ndaj Monacos, duke shmangur humbjen mes fundit të pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë. Inzaghi konfirmon thuajse ‘en-block’ njëmbëdhjetëshen që mundën Luganon, por edhe këtë herë nuk janë zikaltrit ata që e nisin më mirë. 

Klubi i Principatës, në fakt, pasi goditi shtyllën me Caio Henrique, kaloi në avantazh në minutën e 7-të falë Golovin, i cili mposhti Handanovic. Stafeta kthehet mbrapsht në minutën e 30-të dhe çon në 2-0 me Ben Yedder, i cili me një prekje poshtë sllovenit firmos dyfishimin e rezultatit. Zikaltrit rihapin ndeshjen në fund të pjesës së parë me Gagliardinit pas një tjetër goditjeje me kokë të D'Ambrosio. Në pjesën e dytë, xhevahiri shqiptar Asllani mendon që në të 59' të shënojë 2-2. 

Pas barazimit, Inzaghi ndryshon totalisht Interin, duke futur shumë emra të mëdhenj: Jeko, Correa, Dumfries, Onana, De Vrij, Bastoni, Calhanoglu, Brozovic dhe Barella. Afër përfundimit Calhanoglu preku shtyllën në të djathtë të Nubelit, por ndeshja përfundoi 2-2, me Inzaghin, që mundi të buzëqeshë për golin e parë të Asllanit, mesfushorit të kombëtare kuqezi të Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll