Sport

Holandezi kujton kohën e tij "për të harruar" në Rusi: "Vodka ishte një mënyrë"…

Futbollisti ende aktiv ka dhënë një intervistë për median holandeze 'RTV Rijnmond'.

17 Korrik 2022, 11:01 Nga DOSJA
Holandezi kujton kohën e tij "për të harruar" në

SPANJE - Royston Drenthe do të jetë gjithmonë në kujtesën e tifozëve të futbollit për kohën e tij te Real Madrid. Një periudhë e shkurtër, e karakterizuar nga mosdisiplina e tij, e cila e çoi te Hercules, Everton dhe Alania Vladikavkaz. Dhe pikërisht, futbollisti ende aktiv, ka dashur të flasë për fazën në Rusi gjatë intervistës së tij të fundit.

"Vladikavkaz nuk ishte vendi ideal. Është një qytet totalisht i shkatërruar. Nuk mund të bësh asgjë argëtuese, pavarësisht se kishe shumë para. Ata gjashtë muaj duhej të harroheshin",- filloi anësori i majtë, i cili në ndeshjen e fundit vitin e kaluar, ka luajtur për Real Murcia.

Megjithatë, ai shpejt gjeti diçka ku të strehohej: "Ne pinim vodka shumë shpesh, ishte një mënyrë për të harruar. Në atë këndvështrim, nuk ishte e vështirë të mësoheshe me të. Gjithashtu, vodkë kishim edhe në autobusin e ekipit. Në Rusia një gjë e tillë është normale”,- ka siguruar ai mediumin holandez “RTV Rijnmond”.

Përveç kësaj, Drenthe donte të kujtonte festat e tij famëkeqe me Gutin dhe bashkatdhetarin e tij, Wesley Sneijder: "Kam kaluar kaq shumë netë të bukura me Gutin. Ne mblidheshim shpesh me Wesley Sneijder, Robinho dhe Gonzalo Higuaín. Wesley dhe unë herë pas here mund të kalonim edhe vijën e kuqe. Dhe kishte raste kur Higuaín regjistrohej”,- ka rrëfyer Royston.

Tani, holandezi do të kthehet në Madrid për herë të dytë. Këtë herë, për t'iu bashkuar radhëve të rilindurit Racing Madrid. 

B.T (Disja.al)

Sondazh

Poll