Sport

Manaj debuton me Watford, aktivizohet në pjesën e dytë dhe bëhet protagonist

Anglezët e konsiderojnë një lojtar titullar sulmuesin shqiptar, në sezonin që do të luajnë në Championship dhe presin që ai të jetë vendimtar për rikthimin e tyre në Premier League.

16 Korrik 2022, 20:30 Nga DOSJA
Manaj debuton me Watford, aktivizohet në pjesën e dytë dhe

ANGLI - Shqiptari Rey Manaj e ka nisur menjëherë si protagonist aventurën e re me Watford, edhe pse bëhet fjalë për thjesht një ndeshje miqësore.

Sulmuesi i kombëtares dhuroi një asist në fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Wycombe, teksa u aktivizua nga minuta e 59-të e pjesës së dytë. Në minutën e 93-të, Manaj kombinon me kolumbianin Asprilla, që shfrytëzoi më së miri pasimin e 25-vjeçarit dhe realizon golin e katërt për Watford.

Kjo ishte ndeshja e parë para-sezonale për Watford, ndërsa në takimet e radhës pritet që minutat për sulmuesin shqiptar Rey Manaj të shtohen. Kjo pasi anglezët e konsiderojnë një lojtar titullar atë në sezonin e ardhshëm që do të luajnë në Championship, presin që shqiptari të jetë vendimtar për rikthimin në Premier League.

Manaj u zyrtarizua te Watford vetëm para disa ditës, pasi anglezët e transferuan nga Barcelona, teksa klubi spanjoll do të përfitojë 50% të vlerës së kartonit, nëse sulmuesi i kombëtares shqiptare do të shitet në sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll