Sport

CR7 pozon me fanelën e re të Man.United: A do të largohet ylli portugez nga ‘Djajtë’?

Destinacioni i Cristiano Ronaldos nuk është ende i qartë. Raportet sigurojnë se ylli portugez është ende në kërkim të një dere daljeje.

17 Korrik 2022, 10:04 Nga DOSJA

CR7 pozon me fanelën e re të Man.United: A do të largohet ylli

ANGLI - Ylli portugez Cristiano Ronaldo dhe destinacioni i tij i ri i mundshëm mbeten pa përgjigje. Situata më e fundit tregon se ai do të vazhdojë me Manchester United. Cristiano Ronaldo pozoi me fanelën e re të skuadrës në transfertë, duke mbyllur thashethemet për largimin e tij.

Që kur ekipi filloi udhëtimin para-sezonal në Australi, ekipi i marketingut të Manchester United zbuloi fanelën e tij të dytë. Ajo është e bardhë me disa detaje të zeza. Lojtarë të tillë si Luke Shaw, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Bruno Fernandes dhe Scott McTominay e demonstruan këtë prezantim nga Melburni.

Fanela e sezonit 2022-2023 në transfertë ka një ngjashmëri me edicionet e mëparshme. Manchester United kishte fanela të ngjashme si kjo gjatë sezonit 1986/88, turneut 1991 dhe sezonit 1996.

CR7 pozon me fanelën e re të Man.United: A do të largohet ylli

Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së prezantimit të kësaj fanele. Kur Mançester Junajtid e prezantoi atë zyrtarisht portugezi nuk mori pjesë në këtë event. Megjithatë, faqja e internetit e ekipit, ilustron CR7 duke pozuar me fanelën e “Djajve të Kuq” për ndeshjet në transfertë.

Së fundmi, Ronaldo refuzoi një ofertë të bujshme nga Lindja e Mesme. Sipas raporteve, CR7 mund të pranojë një ofertë largimi. Por destinacione të tjera të mundshme si Bayern Munich apo Chelsea nuk e kanë preferuar portugezin. Megjithatë raportet sigurojnë se ylli portugez është ende në kërkim të një dere daljeje.

CR7 pozon me fanelën e re të Man.United: A do të largohet ylli

Manchester United do të veshë fanelën e re për herë të parë këtë të mërkurë, më 19 korrik 2022, kur ‘Djajtë e Kuq’ do të përballen me Crystal Palace në Australi në një ndeshje miqësore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll