Sport

Pas 31 vitesh, Shtetet e Bashkuara ‘tris’ në podiumin e 100 metrave në një Botëror

Fred Kerley fiton në 100 metrave në Kupën e Botës në Oregon, duke lënë pas bashkëatdhetarët e tij Marvin Bracy dhe Trayvon Bromell që e shoqërojnë atë në podium

17 Korrik 2022, 08:31 Nga DOSJA
Pas 31 vitesh, Shtetet e Bashkuara ‘tris’ në podiumin e 100
Marvin Bracy dhe Trayvon Bromell përshëndesin njëri-tjetrin në prani të Fred Kerley

SHBA - Thirrjet 'iu-es-ei' (SHBA) në ‘Hayward Field’ në Eugene oshëtijnë në stadium. “Fajtorët” ishin tre vrapues, Fred Kerley, Marvin Bracy dhe Trayvon Bromell, të cilët midis natës së shtunës dhe mëngjesit të së dielës, shënuan një triumf të plotë amerikan në podium në garën e 100 metrave, mbretëreshës së shpejtësisë për herë të pare, pas 31 vitesh dhe për herë të tretë në historinë e kampionateve botërore (pas Helsinki 1983 dhe Tokio 1991).

Mungesa e kampionit olimpik në Tokio, italianit Marcell Jacobs, për shkak të një dëmtimi në minutën e fundit që e eliminoi edhe nga gjysmëfinalja, i hapi rrugën amerikanëve, të cilët nuk gjetën kundërshtim. Në fakt, xhamajkani Oblique Seville, i katërti, përfundoi pothuajse një të dhjetën larg podiumit.

Sigurisht, Fred Kerley e nisi garën si favorit. Por Marvin Bracy, komandoi garën deri në pesë metrat e fundit, kur Kerley kaloi përpara në vijën e finishit: 9.86 (-0.1) për të dhe 9.88 për Bracy, i cili mundi Bromellin me vetëm dy të mijëtat (874 me 876).

Fotoja që po botojmë, në të vërtetë ishte më shumë një pozë false, sesa një vëllazëri të vërtetë, sepse amerikanët iu përkushtuan festimit të medaljeve secili më vete. Dhe kjo është mëse e justifikueshme, egoja në shpejtësi është një gjë serioze që nga kohra të lashta.

Me triumfin e tij, Fred Kerley bëhet atleti i parë që fiton medalje botërore në 100 dhe 400 metra, pasi ai kishte qenë i bronztë në Doha 2019. Transformimi i tij ka zgjatur vetëm dy vjet, sepse deri në vitin 2021 ai kishte notën më të mirë prej 10.49 në 100 metra.

Kerley, një nga tre meshkujt që ka vrapuar 100 metrat nën 10 sekonda, 200 nën 20 dhe 400 nën 44, ku dy të tjerët janë Michael Norman dhe Wayde van Niekerk. Plani amerikan për t'u rikuperuar nga katastrofa e sektorit të shpejtësisë në Lojërat Olimpike të Tokios nuk mund të kishte nisur më mirë. Pra, thirrjet e 'iu-es-ei' ishin të justifikuara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll