Sport

Martinez me avion privat drejt Manchesterit, do të shndërrohet në “Djall”

Qendërmbrojtësi i Ajax-it do të lidhet me ish-trajnerin e tij Erik ten Hag në ‘Old Trafford’ pasi refuzoi një lëvizje në Arsenal. ‘Harkëtarët’ e Amsterdamit përfitojnë 42 milionë paud

16 Korrik 2022, 19:06 Nga DOSJA

Martinez me avion privat drejt Manchesterit, do të shndërrohet në

ANGLI - Argjentinasi Lisandro Martinez do të bëhet nënshkrimi i tretë i Ten Hag këtë verë, pasi United më në fund ra dakord për një shumë prej 42 milionë paundësh me kampionët holandezë të Ajax. Martinez postoi një foto në bordin e një avioni privat, duke u nisur për në Mançester së bashku me agjentin e tij Christian Bragarnik, pasi u pa nga fansat në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Ai mund t'i bashkohet turneut parasezonal të United në Australi gjatë fundjavës, pasi të ketë përfunduar kontrollet e tij mjekësore. 24-vjeçari është një lojtar që luan topin dhe pikërisht ajo që i duhet Ten Hag, me  statistikat që tregojnë, se ai mund të jetë zgjidhja për problemet e mbrojtjes së United.

Martinez mund të mos jetë ylli i fundit i Ajax-it që do të shkojë në ‘Old Trafford’ këtë verë, me Ten Hag të dëshpëruar për mos arritjen e transferimit të Frenkie de Jong gjithashtu te “Djajtë”. United ka rënë dakord për një tarifë me Barcelonën për mesfushorin holandez, por tani për tani De Jong është i vendosur të mos lëvizë nga ‘Camp Nou’.

Martinez me avion privat drejt Manchesterit, do të shndërrohet në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll