Sport

Kahn e konfirmon: "Ne folëm dhe do të flasim, De Ligt dëshiron të vijë te ne"

Drejtori ekzekutiv i bavarezëve, është po aq optimist sa Salihamidzic për kalimin e qendërmbrojtësit holandez te Bayern

16 Korrik 2022, 18:05 Nga DOSJA
Kahn e konfirmon: "Ne folëm dhe do të flasim, De Ligt

GJERMANI - E ardhmja e Matthijs de Ligt nuk është ende plotësisht e përcaktuar, por ai duket gjithnjë e më shumë se ‘flet’ gjermanisht. Pasi ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën për shitjen e Lewandowskit, Bayern Munich është gati të rikthehet sulmit për mbrojtësin holandez, me një ofertë të re në rritje për Juventusin. Në shtëpinë bavareze ka shumë besim në suksesin e operacionit: “Ne kemi pasur dhe do të kemi bisedime, ai dëshiron të vijë këtu”,- tha drejtori ekzekutiv i klubit gjerman, Oliver Khan, i intervistuar nga ‘Bayerischer Rundfunk’.

Një optimizëm që shkon paralelisht me atë që tregoi për ‘Bild’ ish-lojtari i Juventusit, Hasan Salihamidzic, i cili pas takimit me Arrivabene, Cherubini dhe Nedved, deklaroi: "Ne do të bëjmë më të mirën për Bayern Munichun. Mendoj se jemi në një pozicion i mirë për De Ligt për momentin, sepse ne kemi bërë tashmë disa gjëra. Kjo i bën gjërat më të lehta në tregun e transferimeve". 

Problemi, megjithatë, deri më tani kanë qenë shifrat: Juve kërkon nga 90 deri në 100 milionë euro, ndërsa bavarezët aktualisht kanë ngecur në ofertën e parë prej 60, plus bonuse. Diferanca është e madhe dhe ndoshta marrëveshja mund të jetë në gjysmë të rrugës, me Bayernin që do të arkëtojë nga shitja e Lewandowskit dhe është gati të ngrejë ofertën. Por edhe të kërkojë një 'zbritje' të forte nga Juvenetusi për faktin se mbrojtësit i përfundon kontrata në vitin 2024 dhe ka nuk ka asnjë qëllim për momentin, për të rinovuar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll