Sport

Kalimi i Lewandowskit te Barcelona, ‘shi’ parash për klubet polake. Ja kush përfiton...

Përveç Bayern Minuch, që do të marrë ‘pjesën e luanit’ prej shumëmilionësh, edhe disa klube do të marrin shuma të ndryshme në të drejtat e stërvitjes së futbollistit.

16 Korrik 2022, 17:17 Nga DOSJA

Kalimi i Lewandowskit te Barcelona, ‘shi’ parash për klubet

POLONI - Në të njëjtën kohë që pritet të zyrtarizohet edhe transferimi i Robert Lewandowski nga Bayern Munich te Barcelona, ​​tashmë ka lajme të mira edhe për përfituesit paralelë të një operacioni që do të jetë multimilioner.

Në vendin e origjinës së sulmuesit, Poloni, ndryshimi nga ‘Allianz Arena’ në ‘Spotify Camp Nou’ nuk shihet me gëzim vetëm, sepse i mundëson yllit të madh kombëtar të përmbushë dëshirat e tij. Kjo lëvizje e Robert Lewandowskit do të sjellë afro 2 milionë eurosh nga e drejta e stërvitjes së futbollistit, mes klubeve polake që investuan gjatë karrierës së tij.

“Shpërndarja” e asaj pjese prej rreth 50 milionë eurosh (5 prej tyre në variabla) në të cilën operacioni është i koduar dhe që do të përfundojë në arkat e klubeve pak a shumë modeste, po kalonte tashmë nëpër rrjetet sociale.

Janë gjashtë klube polake do të marrin një pjesë në këto të ardhura, duke filluar nga Varshava, akademia stërvitore ku filloi Lewandowski dhe e cila do të marrë rreth 625.000 euro, duke kaluar nga Lech Poznan, që do të merrte rreth 500.000 euro dhe duke përfunduar me Legia Varshavë, e cila do të marrë një ‘copëz' prej 250 mijë eurosh.

Në total, rreth 2 milionë euro do të jenë për klubet polake në të cilat është stërvitur Lewandowski. Disa klube, me siguri do të kenë Robertin, tani më shumë se kurrë, hero kombëtar...

Kalimi i Lewandowskit te Barcelona, ‘shi’ parash për klubet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll