Sport

De Jong shkon në Miami, por largimi i tij ‘çelësi’ për blerjet e reja të Barcelonës

Çështja e holandezi mbetet e pazgjidhur për largimin e tij nga klubi katalan. Xavi lë jashtë skuadrës Neton, Minguezën, Umtitin, Riqui Puig dhe Braithwaite.

16 Korrik 2022, 16:48 Nga DOSJA

De Jong shkon në Miami, por largimi i tij ‘çelësi’

SPANJE - Frenkie de Jong do të jetë në turneun e Barcelonës në Shtetet e Bashkuara. Holandezi, siç kishte bërë të ditur Joan Laporta këtë të premte, hyri në listën e skuadrës së Xavit, kështu që klubi nuk e përmbushi kërcënimin për ta lënë jashtë ekspeditës. 

Rasti i De Jong-ut është krejt i veçantë, sepse holandezi është gjithashtu një nga çelësat për të qenë në gjendje të regjistrohen të gjitha nënshkrimet që Barça ka bërë deri tani: Kessie, Christensen, Dembélé, Sergi Roberto (këto dy raste llogariten si rinovime), Pablo Torre, Raphinha dhe Lewandowski. Manchester United këmbëngul për mesfushorin holandez, pasi Ten Hag e kërkon dhe e preferon De Jong, nga që kanë punuar së bashku tek Ajax.

Xavi ka ‘ulur’ nga avioni pesë futbollistë, të cilët i kishte paralajmëruar se nuk i numëron. Neto, Umtiti, Mingueza, Riqui Puig dhe Braithwaite mbeten në Barcelonë në përpjekje për të zgjidhur situatën e tyre kontraktuale me klubin, i cili po përpiqet t'u japë atyre lehtësira maksimale.

De Jong shkon në Miami, por largimi i tij ‘çelësi’

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll