Sport

VIDEO/ “Pintus bastard”, ishte 'mesazhi' i Lucas Vázquez për përgatitësin fizik

Sulmuesi anësor, me shaka ka postuar një mesazh në Twitter, kushtuar trajnerit fizik të Real Madridit

16 Korrik 2022, 15:15 Nga DOSJA

VIDEO/ “Pintus bastard”, ishte 'mesazhi' i Lucas

SPANJE - Lucas Vázquez i ka dërguar një 'mesazh' Antonio Pintus-it. Ai e bëri këtë në rrjetet e tij sociale dhe pas stërvitjes së djeshme stërvitore, ku lojtarët e Real Madridit u detyruan të kryenin ushtrime fizike me maskë për të zbuluar statusin e tyre real të gjendjes fizike.

Lucas Vázquez përfitoi nga videoja e një përdoruesi tjetër, për t'i dërguar një mesazh përgatitësit Pintus. Në atë video, Lucas Vázquez shihet duke vrapuar me maskën e tij, ndërsa Pintus e inkurajon atë. Në fund, Lucas përfundon i rraskapitur pas atyre garave.

“Pintus bastard”, ishte mesazhi i Lucas për Pintus-in, së bashku me dy emoticone të qeshurës, duke treguar që i merr me humor ushtrimet kërkuese të Pintus-it.

Këto maska ​​i shërbejnë përgatitësit Pintus "për të njohur pragjet e fuqisë aerobike, anaerobe dhe motorike të lojtarëve në këtë kohë. Maska duhet të punojë për të analizuar oksigjenin dhe karbohidratet. Përqindja e njërës dhe tjetrës bën të mundur të dihet gjendjen e lojtarit në kohë reale”,- tha Pintus në Real Madrid TV.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll