Gjendet pa jetë partnerja e portieres së Francës, Pauline Peyraud-Magnin rikthehet në fushë brenda 2 ditëve
ITALI - Ish-partnerja e Pauline Peyraud-Magnin, portiere e kombëtares franceze të femrave, u gjet e vdekur në fillim të korrikut.&...
I vakët interesimi i klubit të Berlusconit ndaj ish-mbrojtësit legjendar të Real Madridit
ITALI - Monza e Berlusconit dhe Gallianit vazhdon të përflitet në një nga merkatot më të nxehta ndonjëherë për një ekip të sapo promovuar. Lista e blerjeve vazhdon të rritet dita ditës: përveç ‘artikujve’ si Dybala, Icardi, Suarez, Dzeko dhe Cavani, në orët e fundit klubi i Monzës është lidhur me emrin e Marcelos. Sipas ‘AS’, menaxherët e brazilianit kanë kontaktuar me drejtuesit e klubit italian për të hetuar fizibilitetin e angazhimit të tij. Klubi bardhekuq i Monzës, për momentin ka vendosur të heshtë.
Për momentin, thashethemet mahnitëse për emrat e sulmuesve me shumë yje nuk kanë zënë rrënjë: Galliani ka preferuar të jetë konkret, duke siguruar tashmë firmat e Pessinas, Sensit, Ranocchias dhe Cragnos. Ka ende kohë për zhurmën marramendëse, fillimisht duhet të ngremë themelet e një ekipi të denjë për vendin e 10-të, të vendosur nga vetë Galliani si objektiv sezonal.
Ardhja e Marcelos padyshim që do të shqetësonte horizontin e tregut italian: braziliani do të sillte me vete një origjinë yjore, falë pesë fitoreve të tij në Champions League dhe gjashtë kampionateve spanjolë me fanelën ‘los blancos’. Në moshën 34-vjeçare, Marcelo ende mund të ofrojë performancë të nivelit të lartë. Padyshim që ish-Reali duhet të përqafojë totalisht ‘projektin lombard’, duke pranuar një ulje drastike rroge. Gjithsesi Monza do të kishte një dritare të mirë për të provuar gjendjen reale të mbrojtësit të majtë.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Ish-partnerja e Pauline Peyraud-Magnin, portiere e kombëtares franceze të femrave, u gjet e vdekur në fillim të korrikut.&...
SPANJE - Samuel Umtiti nuk ka vend te Barcelona 2022-2023, por për momentin as në një ekip tjetër. Një nga klubet q...
Georginio Wijnaldum (majtas) dhe Julian Draxler FRANCE - Në vazhdën e ndeshjes së parë miqësore të sezonit kundër Q...
FRANCE - Kylian Mbappé është nën urdhrat e Christophe Galtier, trajnerit të ri të PSG-së, i cili që nga pr...
SPANJE - Robert Lewandowski do të luajë sezonin e ardhshëm te Barcelona. Një prej telenovelave të verës do të mar...
ANGLI - Ish-mesfushori i Ajax, Tottenham dhe Inter, Christian Eriksen vendosi të transferohej në ‘Old Trafford’ pas një magjie m...
ZVICER - Presidenti i skuadrës zvicerane të Sionit, Christian Constantin, konfirmoi këtë të premte se janë në bised...
TAJLANDE - Rreth 1.400 pjesëmarrës nga 45 vende të botës, marrin pjesë nga e mërkura deri të shtunën n&...
EGJIPT - Futbolli na lë me momente të shumta të bukura dhe të dashura, por edhe të tjera mizore dhe të neveritshme. Dj...
FRANCE - Kulla Eifel ishte qendra e festimeve si çdo 14 korrik, përvjetorin e marrjes së Bastiljes, e cila konsiderohet edhe si lindja Revolu...