Sport

Paris SG niset drejt Japonisë, pesë ‘të pa dëshiruar’ mbesin në Francë…

Kampionët komunikuan të premten listën me 25 lojtarët e thirrur nga Christophe Galtier për kampin përgatitor në Japoni (nga e shtuna deri më 25 korrik). Pesë futbollistë mbesin në Paris, por duket se ato nuk janë pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm.

16 Korrik 2022, 07:14 Nga DOSJA
Paris SG niset drejt Japonisë, pesë ‘të pa
Georginio Wijnaldum (majtas) dhe Julian Draxler

FRANCE - Në vazhdën e ndeshjes së parë miqësore të sezonit kundër Quevilly-Rouen (2-0), PSG ka komunikuar grupin prej 25 lojtarësh, që do të nisen këtë të shtunë për turin veror stërvitor në Japoni.

Raportohet, se pesë lojtarë janë bërë “të padëshirueshëm” në klub dhe nuk do të jenë pjesë e grupit, që do të udhëtojë drejt Japonisë. Bëhet fjalë për Rafinha, Herrera, Draxler, Wijnaldum dhe Kurzawa.

Në listë u përfshi edhe Mauro Icardi, të cilin klubi po kërkon ta shesë, si dhe Thilo Kehrer. Ndërkohë Hugo Ekitike, i cili pasi ka kryer ekzaminimin mjekësor, do t'i bashkohet klubit parizien në Japoni, ku lojtarët e Christophe Galtier ata do të qëndrojnë deri më 25 korrik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll