Sport

Gjendet pa jetë partnerja e portieres së Francës, Pauline Peyraud-Magnin rikthehet në fushë brenda 2 ditëve

Lojtarja ishte në fushë në dy ndeshjet e para të Europianit të femrave, pavarësisht nga tragjedisë që e preku nga afër.

16 Korrik 2022, 10:13 Nga DOSJA
Gjendet pa jetë partnerja e portieres së Francës, Pauline

ITALI - Ish-partnerja e Pauline Peyraud-Magnin, portiere e kombëtares franceze të femrave, u gjet e vdekur në fillim të korrikut. Kjo është bërë e ditur nga mediat transalpine. Lojtari që luan te Juventusi, aktualisht është i përfshirë në Kampionatin Europian që po mbahet në Angli. 

Trupi i Camille Nell u gjet i pajetë, më 4 korrik, në shtëpinë në Torino, që ndanin dy femrat. Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes: ka nisur një hetim. Federata Franceze e Futbollit nuk pranoi të komentojë mbi këtë histori. Peyraud-Magnin ishte në fushë me kombëtaren në dy ndeshjet e para të Kampionatit Europian.

27-vjeçarja Camille Nell e kishte ndjekur Peyraud-Magnin edhe gjatë përvojës së saj në Spanjë me Atletico Madrid. Hetuesit, të intervistuar nga AFP, shpjeguan se "hetimi është duke u zhvilluar dhe mbetet i mbuluar nga sekreti". Federata Franceze e Futbollit ka kërkuar që të respektohet privatësia e lojtares, ndërsa agjencia që menaxhon interesat e saj ka saktësuar se nuk dëshiron të “komentojë jetën private të Pauline”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll