Sport

Trajneri i Rennes në mbrojtje të lojtarit, mohon zërat: "Umtiti nuk erdhi për prova"

“Në asnjë rast ai nuk erdhi për të bërë një kontroll mjekësor, më vjen keq për atë që u tha për Sam”, siguroi trajneri i Rennes për qendërmbrojtësin e Barçës, të cilin ai e drejtoi te Lyon.

16 Korrik 2022, 07:52 Nga DOSJA
Trajneri i Rennes në mbrojtje të lojtarit, mohon zërat:

SPANJE - Samuel Umtiti nuk ka vend te Barcelona 2022-2023, por për momentin as në një ekip tjetër. Një nga klubet që tingëllonte më shumë për t'i dhënë qendërmbrojtësit ndërkombëtar francez rëndësinë që ai ka humbur plotësisht në ‘Camp Nou’ ishte Stade Rennais. 

Trajneri Bruno Genesio, ishte i ushqyer pak javë më pare me mundësinë e riatdhesimit të mbrojtësit 28-vjeçar për Ligue 1, por më në fund, kjo nuk shkoi përtej hipotezës. Së fundmi, informacionet raportuan, se Umtiti nuk kishte kaluar një kontroll mjekësor në klubin francez. Një gjë të tillë agjenti i futbollistit e mohoi, madje këtë e mohoi kategorikisht edhe vetë Genesio në daljen e tij të fundit publike. 

“Më vjen keq për informacionin e rremë që është publikuar, më vjen keq për Semin, sepse në asnjë rast ai nuk ka ardhur për të bërë një ekzaminim mjekësor, e aq më pak për një test që nuk do të ishte përfundimtar”,- ka deklaruar ai, duke dashur të përgënjeshtrojë fjalët e përhapuara, si një arsye që Umtiti nuk shkoi te Rennes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll