Sport

Ndryshimi fizik i Mbappes. A do të shohim një Kylian akoma më të papërmbajshëm?

Sulmuesi i PSG-së në pamjen vizive, duket më i formuar fizikisht, se në vitet e mëparshme

16 Korrik 2022, 06:53 Nga DOSJA

Ndryshimi fizik i Mbappes. A do të shohim një Kylian akoma më

FRANCE - Kylian Mbappé është nën urdhrat e Christophe Galtier, trajnerit të ri të PSG-së, i cili që nga prezantimi i tij ka theksuar, se përkushtimi ndaj klubit dhe ekipit do të mbizotërojë mbi individualitetet. 

Një nga komentet më të përsëritura në rrjetet sociale, për ditën e parë të punës së sulmuesit që ka rinovuar deri në vitin 2025, ka qenë ndryshimi fizik i kampionit të botës. E vërteta është se Kylian, veçanërisht në krahasim me verën e kaluar, shihet me një masë muskulore më të formuar.

Një nga arsyet e këtij ndryshimi të pamjes është se sulmuesi, gjatë pushimeve verore, pasi kishte folur me ish-klubin e tij të Monacos, sipas RMC, i ishte nënshtruar seancave stërvitore nën syrin vigjilent të babait të tij, Wilfrid Mbappé , i cili tashmë ishte trajner në ekipin e parë të djalit të tij, në AS Bondy, qytet në periferi të Parisit.

Një tjetër nga arsyet për ndryshimin e gjendjes së tij fizike të Mbappe, është bërë për të humbur një masë muskulore dhe për të fituar më shumë shpejtësi. Francezi është një nga futbollistët më të shpejtë në botë, me një fizik që bie në sy dhe e bën të pandalshëm, por nuk do të ishte i pari që do të ndryshonte përgatitjen e tij, për të arritur ekuilibrin perfekt midis fuqisë dhe shpejtësisë.

Ndryshimi fizik i Mbappes. A do të shohim një Kylian akoma më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll