Sport

VIDEO/ Zidane nënshkruan për Manchester United, befasohet Ten Hag nga talenti…

Mesfushori premtues, që luan për kombëtaren e Irakut, po shkëlqen në turneun e tij të parë me 'Djajtë e Kuq' në Australi

16 Korrik 2022, 11:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Zidane nënshkruan për Manchester United, befasohet Ten Hag nga

AUSTRALI - Manchester United shkon nga goli në gol në fillimin e 'epokës’ së Ten Hag. Ata mundën Liverpoolin 4-0 dhe mposhtën Melbourne Victory 1-4. Por në turneun e 'Djajve të Kuq' ka një emër të përtej të zakonshmit, që po shkëlqen me talentin e tij: Zidane Aamar Iqbal (Manchester, 27-4-2003).

 “Djalli” i ri debutoi në një ndeshje zyrtare me Ralf Rangnick më 8 dhjetor. Ishte në ndeshjen për Champions League, kundër Young Boys (1-1). Ai ishte 18 vjeç, 7 muaj e 11 ditë. Një moment historik: ai u bë lojtari i parë nga Azia Juglindore, që luajti për Manchester United.

Prej atëherë ai 'u zhduk' dhe tani po shkëlqen përsëri. Ndaj Melbourne Victory, nga ana tjetër, ai spikati me një ruletë ‘made in Zidane’. "Është turneu im i parë me ekipin e parë dhe jam i emocionuar. Është shumë mirë të fillosh me një fitore kundër Liverpoolit. Dua të falënderoj trajnerin për besimin e tij",- pranoi ai pas ndeshjes.

Asgjë e re... për ata që e njohin, pasi ai filloi të binte në sy kur ishte vetëm 3 vjeç. Manchester United, City dhe Liverpool e ndiqnin nga afër. Por Zidane zgjodhi “Djajtë e Kuq” kur ishte vetëm 9 vjeç. Tani ai sapo ka rinovuar deri në vitin 2025 dhe është lojtari i 241-të i akademisë që debutoi me Manchester United.

VIDEO/ Zidane nënshkruan për Manchester United, befasohet Ten Hag nga

Emri i tij tradhton rrënjët e tij. Zidane Aamar Iqbal është djali i një babai pakistanez, një nëne irakene, i lindur në Angli. "Unë jam rritur në Mançester gjatë gjithë jetës sime, kështu që do të thosha se jam një 'mankunian' krenar. Por jam gjithashtu krenar për trashëgiminë time. Jam krenar që jam anglez, pakistanez dhe irakian,"- pranon ai.

Ai mund të luajë për Anglinë dhe Pakistanin, por më në fund ka 'nënshkruar' për Irakun. Më 27 janar, ai bëri debutimin e tij në një ndeshje zyrtare kundër Iranit (1-0). "Ndjej se ky është vendimi i duhur për karrierën time. Është një nder i madh të përfaqësoj Irakun. Familja ime është krenare për mua dhe mendoj se ndeshjet në kualifikueset e Kupës së Botës do të jetë një hap përpara në karrierën time,"- pranoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll