Politike

Avokati i Popullit/ Jorida Rustemi shpalos vizionin e saj me 5 shtylla që përmirësojnë punën e institucionit

Psikoanalistja Jorida Rustemi, e cila aktualisht është pjesë e këtij institucioni ka shpalosur planin e saj me 5 pika që sipas saj do përmirësojnë funksionimin e institucionit. 

15 Korrik 2022, 15:50 Nga e.k
Avokati i Popullit/ Jorida Rustemi shpalos vizionin e saj me 5 shtylla që
Jorida Rustemi

TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien për të kandiduar në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Psikoanalistja Jorida Rustemi, e cila aktualisht është pjesë e këtij institucioni ka shpalosur planin e saj me 5 pika që sipas saj do përmirësojnë funksionimin e institucionit. 

Jorida Rustemi: Unë besoj se shumë gjëra mund të bëhen, vizioni im është në 5 shtylla: Besimi që qytetarët duhet të kenë në Institucionin e Avokatit të Popullit; Promovimi i të drejtave në institucionin e Avokatit të Popullit; Ndërgjegjësimi i vazhdueshëm i të drejtave të njeriut; Bashkëpunimi i mirë dhe qënsishëm me institucionet e shtetit dhe avancimi i rolit të Avokatit të Popullit në organizatat ndërkombëtare.

jorida rustemi komisioni per avokatin e popullit

Sondazh

Poll