Politike

Avokati i Popullit/ Jordan Daci: Tre themelet e punës time janë meritokracia, transparenca dhe përgjegjësia

Gjatë fjalës së tij, Daci u shpreh se detyra e Avokatit të Popullit nuk duhet parë vetëm si një vend pune por duhet dhe pasion për ta bërë atë punë gjë që ai e ka. Daci u shpreh se tre themelet e punës së tij nëse ai zgjidhet janë: Transparenca, meritokracia dhe përgjegjshmëria.

15 Korrik 2022, 15:33 Nga e.k
Avokati i Popullit/ Jordan Daci: Tre themelet e punës time janë
Jordan Daci

TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një seancë dëgjimore publike me kandidatët që kanë shfaqur ambicien për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit. Juristi Jordan Daci ka dalë para Komisionit ku dhe ka shpalosur vizion e tij për të drejtuar institucionin. Gjatë fjalës së tij, Daci u shpreh se detyra e Avokatit të Popullit nuk duhet parë vetëm si një vend pune por duhet dhe pasion për ta bërë atë punë gjë që ai e ka. Daci u shpreh se tre themelet e punës së tij nëse ai zgjidhet janë: Transparenca, meritokracia dhe përgjegjshmëria.

Jordan Daci: Kam punuar që në qeverinë Nano dhe në shumë organizata ndërkombëtare dhe drejtoj një qendër që ndihmon në zgjidhjen ne shumë çështjeve. Nuk e kam punësim drejtimin e instituicionin të Avokatit të Popullit por e kam pasion dhe obligim për tu shërbyer njerëzve. E njoh mirë sistemin dhe nga pikpamja kushtetuese, ajo që bën të kandidaoj është se unë e di mirë se çfarë duhet në këtë ionstitucion. Nuk mendoj se ska dhe ska pasur modele, duke filluar nga unë çdokush ka mundësi të përmirësohet. Ky është një institucion kushtetues dhe ka nevojë për një model të ndryshëm administrimi. Ky institucion është një institucion i baraslarguar nga politika por kjo s’do thotëq që nuk merret me politikë.Ndërgjegjësëimi për të drejtat e njeriut në Shqipëri ka shumë mangësi. Para se ti themi qeverisë se pse nuk përgjhigjesh një dokumenti të dërguar duhet të pyesim vetëm se a e kemi drejtuar siç duhet. Do ofroj meritokraci, përgjegjshmëri dhe transparencë askush që nuk e meriton nuk do të punësohet në institucion.

jordan daci komisioni per avokatin e popullit

Sondazh

Poll