Politike

Nga politikania më zonjë te ai më pak korrekti, Grida Duma flet me emra: Gjekmarkaj shumë 'nice'

Si politikanin më xhentil ka përmendur Agron Gjekmarkajn, ndërsa Mimi Kodheli për të është një zonjë. 

15 Korrik 2022, 15:00 Nga k.m.
Nga politikania më zonjë te ai më pak korrekti, Grida Duma flet
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë një intervistë, ku secilit epitet të dhënë duhet t’i përshtaste emrin e një politikani shqiptarë. Gjatë intervistës së saj për “ABC e Mëngjesit”, Duma nuk ka nguruar të përgjigjet me emrat, duke përmendur edhe kolegë të Partisë Socialiste. Si politikanin më xhentil ka përmendur Agron Gjekmarkajn, ndërsa Mimi Kodheli për të është një zonjë. 

PJESË NGA BISEDA:

Xhentil: Është e vështirë si pyetje. Xhentilesa nuk është gjë që vlerësohet sot. Zoti Gjekmarkaj ëhstë shumë ‘nice’ në mënyrën e tij.

Politikania më zonjë: Unë nuk e kam njohur vetë Albina Karamitro por mendoj se është, Arta Dade po ashtu, Mimi ka të tilla kualitete.

I ndryshkur: s'di ta them këtë.

Shpresëdhënes për të ardhmen: S'a disa, por janë paralel, nuk mund të them një individualitet, por një grupim.

Më pak politikan: Dash Shehi nuk merret me politik korrekte, por bën polikë plotësisht, është shumë i ndjekur.

Politikani pa të cilin nuk bën sens parlamenti: Jo nuk ka. Shumë që e kanë menduar veten e pazëvëndësueshëm, ta rishikojnë.

grida duma

Sondazh

Poll