Politike

Avokati i Popullit/ Rusmajli: Do i ofroj këtij institucioni përvojën dhe vizionin tim

Avokati, ish-ministri i Drejtësisë Ilir Rusmajli, gjatë fjalës së tij në Komision ku shpalosi dhe vizionin e tij për të qenë në krye të institucionit u shpreh se do japë më të mirën nga përvoja e tij.

15 Korrik 2022, 14:57 Nga e.k
Avokati i Popullit/ Rusmajli: Do i ofroj këtij institucioni
Ilir Rusmajli

TIRANË- Komisioni i Ligjeve po zhvillon një dëgjesë publike me të gjithë kandidatët aspirantë për postin vakant të Avokatit të Popullit. Avokati, ish-ministri i Drejtësisë Ilir Rusmajli, gjatë fjalës së tij në Komision ku shpalosi dhe vizionin e tij për të qenë në krye të institucionit u shpreh se do japë më të mirën nga përvoja e tij e gjatë në përmirësimin e funksionimit të Avokatit të Popullit.

Ilir Rusmajli: Avokati i Popullit nuk është organ ligjzbatues. Ka dhe nga ata që thone se ky institucion duhet të jetë anti shtet dhe nga ata që e ngatërrojnë me avokatin privat dhe këto janë dy gjëra të ndryshme, Avokati i Popullit është një institucion i ngritur nga parlamenti dhe ka si funksion zbutjen e albitraritetin e administrates shtetërore. Këtu është hapësira e tij dhe brenda kësaj hapësire avokati mund të bëjë gjëra madhështore dhe ka ardhur koha  që Avokati i Popullit të gjejë kontributin e vet Kushtetues. Unë besoj se mjetet nuk i mungojnë, këtu u përmenden rekomandime dhe raporte, për mua janë efikase vetëm nëse trajtohen me efikasitet. Këtij institucioni nuk ka shumë për ti ofruar përveç vizionit dhe punës time. Jam i sigurtë se të gjhithë kandidatët kanë në CV-në e tyre të dhëna që Kuvendi i duken të mjaftueshme për ti promovuar.

ilir rusmajli komisioni per avokatin e popullit

Sondazh

Poll