Sport

Messi dhe Antonela tani ‘parizienë’, pjesëmarrës në përvjetorin e Revolucionit Francez…

Gruaja e Leo Messi ka publikuar imazhe dhe një video me Kullën Eifel në sfond

15 Korrik 2022, 15:19 Nga DOSJA

Messi dhe Antonela tani ‘parizienë’, pjesëmarrës

FRANCE - Kulla Eifel ishte qendra e festimeve si çdo 14 korrik, përvjetorin e marrjes së Bastiljes, e cila konsiderohet edhe si lindja Revolucionit Francez. Familja e Lionel Messit nuk ka dashur të humbasë këtë moment emocionues dhe Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e yllit argjentinas ka postuar një foto, ku të dy sodisin kullën në sfond. Në atë postim Roccuzzo shtoi edhe disa zemra.

Messi dhe Antonela tani ‘parizienë’, pjesëmarrës

Siç nuk mund të ndodhte ndryshe, fotoja u bë virale dhe për pak më shumë se një orë pati mbi 470 pëlqime dhe i kaloi 3300 komentet. Antonela ka postuar edhe një video, ku tregohen fishekzjarrët që ndriçuan qiellin në një mjedis mahnitës. Konteksti më i mirë për të shijuar një festë në mes të një nate vere. Më pas, ajo ndau një tjetër histori në rrjetin social në fjalë, ku shfaqet e gjithë familja Messi, Leo me dy fëmijët më të vegjël, Meteo dhe Ciro dhe Anto me më të madhin, Thiago. Fishekzjarret shihen edhe në një kartolinë unike.

Messi dhe Antonela tani ‘parizienë’, pjesëmarrës

Është hera e parë që Messi merr pjesë në festën e 14 korrikut në Francë, pasi në këtë moment të vitit të kaluar, ata ishin në Argjentinë për disa ditë pushimi, pasi argjentinasi fitoi Kupën e Amerikës kundër Brazilit në stadium ‘Maracana’. Më vonë ‘Pleshti’ u kthye në Spanjë me shpresën për të rinovuar kontratën e tij me Barcelonën, por afera u ndërpre dhe ai emigroi në Paris.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll