Sport

Legjenda Matthäus, i ngopur me "teatrin" e Lewandowskit: "Situatë e bezdisshme"...

Ish-futbollisti i Bayern Munichut shpreson se situata e sulmuesit polak do të zgjidhet së shpejti sepse "ai po e dëmton klubin"

15 Korrik 2022, 10:50 Nga DOSJA
Legjenda Matthäus, i ngopur me "teatrin" e Lewandowskit:

GJERMANI - Robert Lewandowski (33 vjeç) është ende në pritje për të mbyllur nënshkrimin e tij me Barcelonën, ndërkohë që është duke e bërë parasezonin me Bayern Munich, kur ardhja e tij e mundshme në ‘Camp Nou’ është në diskutim. 

Sulmuesi polak e ka të qartë se opsioni i tij i vetëm për të ardhmen është të luajë për Barçën dhe është në pritje të lajmeve, situatë që ka nxitur kritika nga disa klube të shquara gjermane. Në këtë drejtim, Lotthar Matthäus, një ish-futbollist i Bayernit, foli në një podcast të 'Bild', duke shpresuar se çështja Lewandowski do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse ai po "dëmton klubin". 

"Uroj që teatri rreth Robert Lewandowski të përfundojë sa më shpejt. Është e bezdisshme një situatë e tillë, lëndon ekipin, lëndon klubin. Ekipi vuan nga gjendja, ata e komentojnë atë. Kjo dëmton strukturën e ekipit,"- tha Matthäus, i cili i kërkoi Bayernit të ulet për të negociuar me Barcelonën për të zbërthyer një situatë që nuk është e mirë për lojtarin, apo edhe për klubin.

"Me një lojtar aq të denjë sa Roberti, duhet të ulesh në tryezë dhe të kërkosh zgjidhjen më të mirë. Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh në qasjen e Barcelonës dhe Lewandowskit, sepse kështu ishin gjërat edhe te Bayern me Mané: klubi dhe lojtari i interesuar fillimisht gjejnë një zgjidhje midis tyre. Dhe pastaj klubet ulen në tavolinë", shtoi Matthäus, i cili disa javë më parë tregoi mirëkuptim në gatishmërinë e Lewandowskit për të ndryshuar skenën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll