Sport

Nga biseda me Lukakun te raportet me lojtarët e Interit… DAZN zbulon anët e panjohura të Asllanit! Rrëfimi i mesfushorit

Një muaj para fillimit të Serie A, klubet italiane po punojnë në merkaton e verës për të forcuar repartet dhe për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën e re

15 Korrik 2022, 12:18 Nga DOSJA

Nga biseda me Lukakun te raportet me lojtarët e Interit… DAZN zbulon

ITALI- Një muaj para fillimit të Serie A, klubet italiane po punojnë në merkaton e verës për të forcuar repartet dhe për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën e re.  Ndër skuadrat më aktive në këtë sesion merkato është Inter, skuadra zikaltër ka përforcuar mesfushën dhe sulmin me afrimet e Asllanit dhe Lukakut, pa harruar edhe eksperiencën e Mkhytarian. Për mesfushorin shqiptar kjo është eksperienca e parë në një klub kaq të madh. Në një intervistë për DAZN, mesfushori i ka idetë e qarta:

Titulli kampion? “Tashmë kemi bërë dy miqësore dhe gjithçka shkoi mirë. Djemtë më kanë shkëlqyeshëm. Jam i bindur, dua ta fitoj titullin kampion me Interin.” Futbollisti shqiptar zhvilloi një sezon pozitiv me Empolin. 20-vjeçari tregoi talent të madh, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve zikaltër: “Çfarë më ra më shumë në sy? Ndoshta qendra sportive. Nuk jam mësuar me një qendër kaq të madhe sportive. Pastaj djemtë, sigurisht: përpara se t'i shihja në televizor, tani luaj me ta".

Lukaku dhe lavdet e tij publike? “Po, ishte hera e parë që takoheshim dhe biseduam për gjysmë ore në qendrën mjekësore. Ai po më jep gjithashtu një dorë të madhe me procesin e integrimit. Rezervë e Brozovic? Me topin mes këmbëve ai është shumë i fortë. E kam parë gjatë gjithë kampionatit, duke e admiruar. Unë mund të mësoj nga Brozovic, mund ‘të vjedh’ shumë prej tij.

Roli në fushë? “Trajneri nuk më ka thënë ende asgjë, por unë mund të luajë çdo rolnë mesfushë. Vitin e kaluar tek Empoli kam luajtur shumicën e kohës përparambrojtjes, por mund të mbuloj më shumë role. Fizikisht jam shumë mirë. Që ngashkurti kam luajtur shumë ndeshje me Empolin, ndaj duhet të falënderoj trajnerinAndreazzoli dhe presidentin Corsi”.

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter

Sondazh

Poll