Sport

Në kulmin e përgatitores me Chelsea-n dhe merkatos, Broja pëson dëmtim serioz! Gjasat janë që të largohet nga SHBA

Armando Broja udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditët e fundit për t’iu bashkuar Chelsea-t në turneun që klubi anglez po zhvillon

15 Korrik 2022, 12:47 Nga DOSJA
Në kulmin e përgatitores me Chelsea-n dhe merkatos, Broja pëson
Armando Broja

SHBA- Armando Broja udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditët e fundit për t’iu bashkuar Chelsea-t në turneun që klubi anglez po zhvillon. Megjithatë lojtari është i pafat, sepse në seancën e dytë lojtari ka ndjerë një shqetësim në këmbën e tij të majtë. Në fotot e fundit publikuar nga tabloidet angleze, Broja ka pranë edhe patericat, çka tregon se dëmtimi pritet të jetë serioz.

Mbetet të shihet shkalla e dëmtimit, por gjasat janë që ai t’i ketë thënë lamtumirë përgatitores në SHBA. Sa keq! Kur pritej që të jepte maksimumin dhe t’i tregonte potencialin trajnerit Thomas Tuchel, 20-vjeçari duhet të përballet me këtë dëmtim.

E.Ç (Dosja.al)

broja

Sondazh

Poll