Sport

Derbi i kryeqytetit në javën e 6-të, përcaktohet ‘rrugëtimi’ i Kampionatit të 84-t Kombëtar të ‘Abissnet Superiores’

FSHF ka hedhur shortin dhe ka përcaktuar kalendari i ndeshjeve sezonit të ardhshëm. Ai do të startojë më 20.08.2022 dhe do të mbyllet me javën e fundit më 24.05.2023.

15 Korrik 2022, 12:10 Nga DOSJA

Derbi i kryeqytetit në javën e 6-të, përcaktohet

TIRANE - Në sallën e konferencave të stadiumit “AIR Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit, hodhi shortin e Kampionatit të 84-t Kombëtar të ‘Abissnet Superiores’, ku të pranishëm, përveç sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku dhe shefi i garave Marijus Sulejmani, si përfaqësues të FSHF-së, ishin edhe drejtues të klubeve sportive dhe gazetarë.

Pasi bënë me dije detajet e hedhjes së shortit, për të mos përplasur Tiranën dhe Partizanin në kryeqytet që do të luajnë në “AIR Albania, si dhe Erzenin dhe Teutën, që do të luajnë në Durrës në “Niko Dovana”, sekretari Shulku, bëri me dije dy risi. Ndërprerjen e kampionatit në nëntor-dhjetor për shkak të Botërorit “Katar 2022”, si dhe rifillimin e sezonit me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë.

Më pas u përzinë goglat dhe 10 skuadrat e Kategorisë Superiore, mësuan kalendarin e ndeshjeve për Kampionatit e 84-t të “Abissnet Superiores”, i cili do të fillojë më 20.08.2022 dhe do të mbyllet me javën e fundit më 24.05.2023. Ja dhe kalendari për 9 javët e para të fazës së parë, ndeshje të cilat do të përsëriten sipas kësaj renditjeje deri në javën e 36-të:

Java 1:

Partizani-Egnatia

Laçi-Teuta

Kukësi-Tirana

Bylis-Kastrioti

Erzeni-Vllaznia

Java 2:

Egnatia-Tirana

Vllaznia-Kukësi

Kastrioti-Erzeni

Teuta-Bylis

Partizani-Laçi

Java 3:

Laçi-Egnatia

Bylis-Partizani

Erzeni-Teuta

Kukësi-Kastrioti

Tirana-Vllaznia

Java 4:

Egnatia-Vllaznia

Kastrioti-Tirana

Teuta-Kukësi

Partizani-Erzeni

Laçi-Bylis

Java 5:

Bylis-Egnatia

Erzeni-Laçi

Kukësi-Partizani

Tirana-Teuta

Vllaznia-Kastrioti

Java 6:

Egnatia-Kastrioti

Teuta-Vllaznia

Partizani-Tirana

Laçi-Kukësi

Bylis-Erzeni

Java 7:

Erzeni-Egnatia

Kukësi-Bylis

Tirana-Laçi

Vllaznia-Partizani

Kastrioti-Teuta

Java 8:

Egnatia-Teuta

Partizani-Kastrioti

Laçi-Vllaznia

Bylis-Tirana

Erzeni-Kukësi

Java 9:

Kukësi-Egnatia

Tirana-Erzeni

Vllaznia-Bylis

Kastrioti-Laçi

Teuta-Partizani

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll