Sport

Verratti i dashuruar me Parisin: “Ndihem shumë francez, ndërkohë që jam italian”

Në shtypin italian, mesfushori i PSG-së, Marco Verratti ka shprehur dëshirën për të marrë nënshtetësinë franceze.

15 Korrik 2022, 12:55 Nga DOSJA
Verratti i dashuruar me Parisin: “Ndihem shumë francez,

FRANCE - I mbërritur në kryeqytetin francez dhjetë vjet më parë, Marco Verratti e ka vendosur veten si një peng i madh në Paris Saint-Germain. Me 378 ndeshje në fanelën kuqeblu, italiani është lojtari i tretë me më shumë ndeshje në historinë e klubit kryeqytetas, duke u renditur vetëm pas Jean-Marc Pilorget (435) dhe Sylvain Armand (380).

Në simbiozë me klubin, Verratti “i vogël" gjithashtu është i dashuruar me qytetin dhe me Francën. “Unë erdha nga një fshat i vogël në Abruzzo, si Manoppello, në një kryeqytet si Parisi, ku je i zhytur në shumë kultura, në një moshë kur forcohet karakteri, personaliteti i cilitdo. Parisi është një qytet fantastik dhe ky vend më ka dhënë shumë”,- ka treguar ai në ‘Sportweek’, suplementin ‘Gazzetta dello Sport’.

“Ndihem shumë francez, ndërkohë që jam italian. Një ditë do të aplikoj për kombësinë franceze, pasi këtu kanë lindur fëmijët e mi”,- shton mesfushori 29-vjeçar. Një dëshmi e bukur dashurie, të cilën mesfushori ‘azzurr’ e ka përsëritur vazhdimisht lidhjen e tij me ‘Qytetin e dritës’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll