Sport

Vështirë të keni parë skena të tilla të turpshme në futboll! Kjo ka ndodhur në finalen e një kupe në Nigeri (video)…

Podcasteri Ibukun Aluko mbeti i mërzitur nga kthesa e ngjarjeve. Ai shkroi në Twitter: “Nëse kjo nuk është trukim ndeshjesh, atëherë nuk e di se çfarë është”.

15 Korrik 2022, 14:46 Nga DOSJA

Vështirë të keni parë skena të tilla të turpshme

NIGERI - Penalltia më e tmerrshme e të gjitha kohërave është parë gjatë finales së fundit të Kupës FA Ogun State në Nigeri, ku tifozët akuzojnë lojtarët për trukim të ndeshjes. Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen Remo Stars përballë me Ijebu United, e cila pas barazimit 0-0, shkoi te penalltitë për të përcaktuar fituesin.

Sekuenca të çuditshme gjatë goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë, që më pas u bë virale. Penalltia e parë e ka fiksuar portierin e Remo-s, të qëndrojë plotësisht i palëvizshëm dhe në dukje të painteresuar për të shpëtuar portën nga pësimi i golit.

Penallti e dytë e radhës ishte një skandal i vërtetë, madje edhe e vështirë për t’u imagjinuar. Lojtari i radhës i Remo-s, mori vrull dhe e goditi topin aq fort, veç jo drejt portës por në drejtimin e gabuar, përpara se të ngrinte duart në kokë.

Ijebu United e fitoi 3-0 me penallti ndeshjen, duke marrë trofeun e Kupës FA Ogun State në shtëpi. Podcasteri Ibukun Aluko mbeti i mërzitur nga kthesa e ngjarjeve. Ai shkroi në Twitter: “Nëse kjo nuk është trukim ndeshjesh, atëherë nuk e di se çfarë është”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll