Aktualitet

Pasi s’i përtypën shakanë, Lesi sulmon gazetarët: Agjenti i Gazidedes, në shtator do botoj artikuj pikantë

2 Gusht 2019, 10:04 Nga DOSJA
Pasi s’i përtypën shakanë, Lesi sulmon gazetarët:

Tiranë- Vijojnë replikat mes gazetare të njohur. Fotoja  e publikuar  dje nga Nikoll Lesi ku shfaqej ai bashkë me Andi Bushatin, Andi Bejtjan dhe Ylli Rakipi ka sjellë reagime nga gazetarët.

Me shaka, Lesi, pasi publikoi foton ku shfaqin të katërt në një darkë dhe shkruajti se po bëheshin gati për të rrëzuar Edi Ramën.

Pas reagimeve të njëpasnjëshme të Andi Bejtjas dhe Andi Bushatit ka ardhur sërish një reagim i Nikoll Lesit.

“Redaksia e “Koha Jone” do të fillojë përgjatë muajit shtator ribotimin e disa shkrimeve të periudhës 1992-1997, artikuj pikantë dhe që kanë aktualitet dhe sot në vitin 2019. Por shkrimi që do të hapë rubrikën do të jetë me titullin: “Agjenti i Bashkim Gazidedes, me gradën KOLONELI MEDIATIK”. Prisni përgjatë muajit shtator” paralajmëron Lesi.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati shakaja e nikoll lesit ylli rakipi andi bushati shakaja e nikoll lesit ylli rakipi

Sondazh

Poll