Politike

Avokati i Popullit/ Besim Ndregjoni: Kam nderin të vij si i pavarur dhe i pa përfshirë në politikë, merr lëvdata nga Majko

Ai u vlerësua dhe nga deputeti socialist Pandeli Majko i cili foli me superlativa në lidhje emrin dhe punën e Ndregjonit ndër vite.

15 Korrik 2022, 11:52 Nga e.k
Avokati i Popullit/ Besim Ndregjoni: Kam nderin të vij si i pavarur dhe i
Besim Ndregjoni

TIRANË- Komisioni i Ligjive po zhvillon një seancë dëgjimore me kandidatët për postin e Avokatit të Popullit. Besim Ndregjoni, kreu i ish-të përndjekurve politik është një nga kandidatët që ka shfaqur interes në lidhje me këtë detyrë. Gjatë fjalës në Komision, Ndregjoni kujtoi dhe njëherë vuajtjet që ai dhe familja e tij kanë kaluar në sistemin komunist teksa kritikoi deputetet pasi sipas tij ka 30 vite që nuk ka asnjë ish-të përndjekur në krye të institucioneve të larta të vendit. Ai u vlerësua dhe nga deputeti socialist Pandeli Majko i cili foli me superlativa në lidhje emrin dhe punën e Ndregjonit ndër vite.

PJESË NGA BISEDA NË SALLË:

Besim Ndregjoni: Sot pas 30 vitesh Shqipëria përjeton një kaos të plotë duke mos dënuar krimet e komunizmit. Familja ime është burgosur dhe dënuar, xhaxhain tim e dërguan në psikiatri. Sot në Bruksel nuk është bërë e ditur krimet e komunizmit në Shqipëri, ata janë futur në sirtaret e parlamentit dhe nuk bëhen publike. Ne jemi dëshmitarë të kësaj tragjedie njerëzore. Kam 30 vjet që në bashkëpunim me Shoqërinë Civile që ndihmoj në rehabilitimin e atyre që kanë kaluar në spitalet psikiatrike në regjimin komunist. A ka turp më të madh që asnjë institucion i këtij shteti nuk ka një person nga shtresa e të përndjekurve politikë. Kam përgjesinë dhe nderin si i pa përfshirë si anëtar i ndonjë subjekti por si i pavarur. Në Avokatin e Popullit nuk ke asnjë që vjen nga shtresa antikomuniste por vetëm ata që vijnë nga postet e diktaturës si ish-hetues. Votoni një njeri që vjen nga shtresa e të përndjekurve se kështu i bëni një nder historisë.

Pandeli MajkoMe zoti Ndregjoni kam pasur rastin të takohem dhe është një anti-socialist dhe me të drejtë. Nuk pyetje në veçanti por dua t’i kujtoj opozitës se ajo ka të drejtën të propozojë një kandadat se zoti Ndregjoni e meriton të jetë në atë detyrë.

besim ndregjoni

Sondazh

Poll